LUARASI Nasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Luaras të Kolonjës. Më 3 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në Ballin Kombëtar [duke] luftuar kundër partizanëve» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës civile me baraz me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 64, FL. 27-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]