LUBONJA Todi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Shkrimtar. Lindi në 13 shkurt të vitit 1923. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, u godit për pikpamje dhe shije estetike liberale-oportuniste. U arrestua, dhe më 27 korrik 1974, u dënua me 15 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit. U lirua në qershor 1987 dhe u internua në fshatin Malecaj të Lezhës. Vdiq më 19 nëntor të vitit 2005, në Tiranë. Vepra: Nën peshën e dhunës, Ankthi pa fund i lirisë dhe Pse hesht shtëpia e muzikës. Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997, 11.1, f. 374.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]