(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, në vitin 1888. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Kolegjin Saverian në Shkodër, ndërsa të lartat, për filozofi e teologji, në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 30 korrik 1919. Meshën e parë e tha pas kthimit në atdhe, te Kisha e Zojës, në kala të Rozafës. Për dhjetë vjet shërbeu si famullitar në Abacinë e Mirditës. Nga vitit 1949 deri më 1950 qe Vikar Kapitullar i Ipeshkvisë së Lezhës. U arrestua më 22 gusht 1950, sepse nuk bëri kompromis me shtetin, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua më 1959. Pas mbylljes së kishave, jetoi pranë nipërve të tij. Vdiq më 5 maj 1969, në Shkodër, dhe u varros në varrezat e Rrmajit. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 206-207.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit