(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1902, në Xhebekik. Më 15 gusht 1949, me vendim nr. 230, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grupin “Zjarri” për të rrëzuar pushtetin popullor» dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike e qytetare për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 42, FL. 5-6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "LUFTINJA Jonuz" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/luftinja-jonuz