LUKRA Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939. Më 4 janar 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e mbajtjes së tij në hetuesi nga 28 marsi i vitit 1963 deri më 10 janar 1964 dhe më pas shtrimin në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, deri më 27 nëntor të vitit 1965. Nga spitali doli i pashëruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]