LULA Prel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Plan, Dukagjin. Më 26 janar 1953, me vendim nr. 16, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të diversantëve» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Pas lirimit nga burgu, u internua (16 qershor 1959-16 qershor 1964). AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 76, 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]