LULASHI Prelë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Vermosh. Më 21 janar 1952, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash me karakter politik» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 71-72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]