LULASHI Tomë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Nikth të Malësisë së Madhe. Më 18 maj 1945, me vendim nr. 112, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në luftime kundër partizanëve dhe ka strehuar Prek Calin» dhe e dënoi me 18 muaj punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 70, FL. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]