LULI Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Orosh të Mirditës. Më 11 korrik 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 9 shtator të vitit 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 65, FL. 124-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]