LULI o.f.m. Atë Lekë

LULI o.f.m. Atë Lekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938-’39). Lindi më 8 mars të vitit 1908, në Kastrat të Malësisë së Madhe. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat, për teologji, në kolegjin e Shën Antonit në Romë. Më 14 korrik 1928, në Troshan të Lezhës, bëri rrjetin e Noviciatës. Më 8 korrik 1929 u lidh me kushtet e thjeshta, ndërsa më 18 shtator 1932 me kushtet e mëdha. Dy vjet më vonë u shugurua meshtar, së bashku me Atë Mëhill Mirajn [shih]. Meshën e parë e tha më 28 dhjetor 1935. Pas kthimit në Shqipëri, dha mësim në gjimnazin “Illyricum”. Në vitet 1938-’39 shërbeu si drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës. U vra nga forcat partizane të batalionit “Perlat Rexhepi”, më 16 korrik të vitit 1944, rrugës për në Pac (Bytyç) të Tropojës. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. I, II, f. 355-357.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]