LULUSHI Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Libohovë. Më 5 dhjetor 1947, me vendim nr. 269, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «faje kundër shtetit dhe popullit» dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]