LUMAJ o.f.m. Atë Gegë

LUMAJ o.f.m. Atë Gegë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi më 15 tetor të vitit 1904, në Plan të Dukagjinit. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë kolegjit françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. U shugurua më 12 korrik 1931. Shërbeu si famullitar në Shosh, Mërtur, Shkodër e Iballë të Pukës (1943-’45). U arrestua dy herë dhe bëri 20 vjet burg. Vdiq më 18 nëntor 1990, në Plan, dhe u varros në kapelën e varrezës së fshatit. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. I, II, f. 396-397.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]