LUSHI Martë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Gjegjan të Pukës. U internua për motive politike. Më 18 gusht 1993, me vendim nr. 16, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimitit nga rrethi Mirditë në Berat e Tepelenë, prej 10 dhjetorit të vitit 1946 deri më 20 tetor 1951. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 71, FL. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]