LUSHI Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Shkodër. Më 22 shkurt 1945, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë me anë hapje parullash» dhe e dënoi me vdekje. Me vendim nr. 56, datë 13 prill 1945, Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 61-62.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]