MËHILLI Çun
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1910. U arrestua më 15 qershor 1965. Me vendim nr. 23, datë 31 korrik 1965, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 16 janar 1975. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]