MËHILLI Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 20 shkurt 1900. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar, në mbledhjen e datës 13 mars 1993 vendosi të vërtetojë faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në vitin 1946. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 25-26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]