MËHILLI Namik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukat të Vlorës, në vitin 1909. Me vendim nr. 102, datë 8 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «marrje pjesë në një organizatë antipushtet» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 200-201.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]