(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dhërmi, në vitin 1875. Me vendim nr. 22, datë 10 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se ka «bashkëpunuar me agjentët e Gestapos për interesa personale» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 609, datë 19 tetor 1950, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «sabotim ekonomik» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie (me punë të detyruar), humbjen e të drejtave civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 61-62.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]