MËHILLI Xhevat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1919, në Dukat të Vlorës. Me vendim nr. 22, datë 17 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 3 vjet burg. U arrestua sërsih më 2 janar të vitit 1954, dhe me vendim nr. 132, datë 3 nëntor 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe për moskallëzim krimi» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U lirua më 24 korrik të vitit 1967. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 162-163.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]