MËLYSHI Bibë Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 mars 1912, në Rrëshen. Me vendim nr. 371, datë 1 qershor 1993, Gjykata e Rrethit të Mirditës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e diktaturës, në qershor të vitit 1945. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 63-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]