MËLYSHI Dodë Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 qershor 1940, në Mirditë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 13, datë 2 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethet Lezhë, Berat dhe Tepelenë, prej 10 marsit të vitit 1945 deri më 2 mars 1951. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 146-147.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]