MËLYSHI Gjon Nikollë

MËLYSHI Gjon Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 14 gusht 1870, në Rrëshen. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethet e Lezhës, Kuçovës dhe të Beratit, prej shkurtit të vitit 1946 deri në korrik 1948. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 99-100.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]