MËLYSHI Mara Hajdar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 24 janar 1923, në Fan të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat dhe Tepelenë, prej 20 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 gusht 1947, dhe nga rrethi Mirditë në Rubik e Lezhë, prej 10 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 maj 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 68-69; 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]