MËNIKU Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1908. Me vendim nr. 14, datë 17 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 7 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 28-29.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]