MËNIKU Mahmut (Tut)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Tregtar, anëtar i “Bashkimit Demokratik Shqiptar”. Lindi në Tiranë, më 1907. Kreu Shkollën Ushtarake në Durrës dhe mori gradën e nëntogerit. Formoi një shoqëri automobilistike në linjën Tiranë-Vlorë. Ndihmoi Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por mbeti nacionalist dhe antikomunist i hapur. U arrestua më 15 janar 1946 dhe, më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua të nesërmen (3 korrik 1946), në orën 5 të mëngjesit, bashkë me Xhahit Kokën [shih], Qenan Dibrën [shih], Telat Drinin [shih], Shaban Ballën [shih], Sami Qeribashin [shih], Mehmet Beshirin [shih] dhe Ali Kavajën [shih]. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, “Kumi”, Tiranë, 2009, I, f. 80-81, 101; F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 59- 60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]