MËHILLI Milto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vuno të Himarës, në vitin 1921. Me vendim nr. 157, datë 17 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka drejtuar një grup armiqësor kundër pushtetit» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtës politike për dy vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 243-244.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]