(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Arsimtar. Lindi në Tiranë, më 16 qershor të vitit 1916. Shkollën Teknike («Harry Fultz»), në degën bujqësore, e kreu më 1936. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë, pastaj në Shkollën Bujqësore të Kavajës dhe, më 1942, në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 793, datë 15 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor për «spiunazh në shërbim të misionarit amerikan Fulc, si dhe ka bërë propagandë në favor të imperialistëve», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përhershme të të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Ky vendim u miratua po atë ditë nga Gjykata e Lartë. U ekzekutua më 9 mars 1948. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 193-194; Pjetër Pepa, “Dosja e diktaturës”, “Kumi”, Tiranë 2009, f. 255-256.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit