(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1902. U arrestua më 26 mars të vitit 1951, dhe me vendim nr. 159, datë 15 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit e shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 1963, datë 25 nëntor 1954, të K. P., iu fal pjesa e mbetur e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 316.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]