MAHILI Elham
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Armen të Vlorës, në vitin 1917. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 25 qershor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në dhjetor të vitit 1944, në fshatin Armen të Vlorës. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 102-103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]