(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kardhiq, më 8 janar të vitit 1895. U arrestua më 14 shtator 1949, dhe më 9 dhjetor 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «organizim dhe bashkëpunim me diversantët dhe spiunët e ardhur nga Greqia», «agjitacion e propagandë» dhe për «qënien e tij si antari i komisionit që organizohej kundër pushtetit», me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me Dekret nr. 2385, datë 7 janar 1957, të P. K. P.-së, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 118-119.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit