MALAJ Gjergj Prelë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1928, në Ivanaj të Kastratit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Malësis së Madhe në rrethet e Tepelenës e të Beratit, prej datës 11 janar të vitit 1946 deri më 30 nëntor 1954. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]