MANÇE Xhemile
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 tetor të vitit 1938, në Durrës. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 10, datë 30 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Durrësit në rrethin e Kavajës, prej datës 1 maj të vitit 1956 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 230-231.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]