MANÇE Xhevair
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Koblar. U arrestua më 22 gusht 1975. Me vendim nr. 134, 29 qershor 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e daklaroi fajtor për «sabotim të ekonomisë popullore» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. U ekzekutua më 11 shtator 1976. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, f. 14; D. 59/2, f. 38.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]