MANÇE Ylli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Zhepovë. Me vendim nr. 48, 15 mars 1982, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e të propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg, si dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. Babai i dënuar me 25 vjet burg për «agjitacion e propagandë». Vetë i internuar që nga 1956 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, f. 43-44.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]