MANDREJA Gjokë Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 nëntor 1934, në Rrëshen. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat, prej qershorit 1946 deri në mars 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, f. 105-106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]