MANE Aida
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1971, në Hamallaj të Durrësit. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 20, më 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Durrës në Hamallaj, prej 1971 deri më 1972. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, f. 141-142.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]