MANJANI Shefki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925 në Homesh të Dibrës. Më 18 tetor 1975, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit» me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 118-119.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]