MANOFI Hamdije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 janar 1943, në Ponçarë të Korçës. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 16, 18 shkurt 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi i Korçës në Shtyllas të Fierit, prej 27 qershorit të vitit 1951 deri më 1990, nga të cilat 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, f. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]