MANUKA Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 tetor 1918, në Selishtë të Dibrës. Me vendim nr. 154, datë 10 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se ka «vulosur para kriminelit Fiqiri Dine e me vulë fallco» dhe e dënoi me 5 vjet burg, humbjen e të drejtave politike dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, f. 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]