(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Selishtë të Dibrës. U arrestua më 2 mars 1954. Më 30 korrik 1954, për «moskallëzim krimi kundër shtetit», u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu kthye në burg dhe u lirua më 1964. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, f. 85-86.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]