MARA Artur
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1960. U arrestua më 2 shtator të vitit 1984. Me vendim nr. 224, datë 14 dhjetor 1984, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 11, datë 16 janar 1985, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin duke ia zbritur dënimi në 5 vjet burg. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]