(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Protopapë, më 25 nëntor të vitit 1910. Me vendim nr. 2, datë 15 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtav civile baraz me kohën e dënimit. Më vonë, dënimi iu zbrit në 5 vjet vjet burg me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 155-156; F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 324.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]