(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Pukë, në vitin 1932. Më 6 qershor 1952, me vendim nr. 93, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim kriminelësh» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit kohë. U arrestua sërish më 1963, dhe më 16 nëntor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Shkodrës, me vendim nr. 49, e deklaroi fajtor për «agjitacion e propogandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 99, 185.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]