MARGA Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Delvinë, në vitin 1890. Me vendim nr. 182, datë 20 shtator 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 395, datë 1 nëntor 1948, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]