MARGARITARI Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 qershor 1931, në Margëlliç të Fierit. Me vendim nr. 524, datë 27 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. U arrestua sërish më 1966, dhe me vendim nr. 31, datë 5 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 67-68.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]