MARGARITI Pavli (Pavllo)

MARGARITI Pavli (Pavllo)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, më 30 maj 1924. U arrestua më 17 maj 1947, dhe me vendim nr. 239, datë 19 qershor 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se ka «kryer faje penale kundës popullit dhe shtetit, duke u vënë në shërbim të spiunazhit amerikan» dhe e dënoi me vdekje, degradim, si dhe heqjen e dekoratave. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 53-54; F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 139-140.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]