(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Durrës, më 1 shkurt 1933. U arrestua më 15 korrik 1961, dhe me vendim nr. 158, datë 18 tetor 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua më 13 maj 1971 më plotësim kohe. U arrestua sësish, dhe me vendim nr. 498, datë 22 nëntor 1978, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe 3 vjet internim. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 265-266.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit