MARKAJ Matia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1938, në Tropojë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga Bajram Curri në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1948 deri më 1955. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 132-133.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]