MARKAJ (peci) Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 18 mars 1938. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Tropojës në rrethin e Lushnjës, prej datës 20 mars 1945 deri më 14 gusht 1948. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 21-22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]