MARKO Jamarbër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Poet, i biri i Petro Markos [shih]. Lindi më 19 mars 1951, në Tiranë. Më 1974, u diplomua për gazetari. Në fund të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç të Mirditës. U lirua me kusht dhe kundrejt një sakrifice të madhe të së ëmës, Safo Markos, më 1978. Pas lirimit punoi si hamall në Kinostudion «Shqipëria e Re». Më 1991 mbeti invalid nga një aksident i rëndë. Vdiq më 4 shtator 2010. Vepra: Rastësisht me dashje, Tiranë, 1995; Pro nobis, Tiranë, 2001. Hans-Joachim Lanksch, Jamarbër Marko, poeti i letërsisë klandestine, “Dielli lind, perëndon dhe vdes”, në “Gazeta shqiptare”.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]